EVN Maqedoni rekrutoi elektroinxhinierë të rinj dhe absolventë
Nëpërmjet programit për punësim dhe trajnim të kuadrit professional “Trejnis”, EVN Maqedoni punësoi 38 elektroinxhinierë të rinj dhe absolventë të Fakuletit elektroteknik në Shkup.
Ky program të cilin kompania e zbaton tani më tre vite me radhë, ofron punësim në kombinacion me trajnim të inxhinierëve të rinj të cilët sapo kanë diplomuar apo janë student në vitin e fundit të studimeve. Punësimi është në periudhë të caktuar kohore prej një viti, me mundësi të vazhdimit të mëtutjeshëm të marrëdhënies së punës.
Me qëllim që të mundësohet mbindërtimi i tyre profesional është paraparë që gjatë trajnimit inxhinierët e rinj të bëjnë rotacion nëpër sektorë të ndryshëm apo Energo qendra të ndryshme të konsumatorëve, me çka do të mund të njoftohen me problematikën dhe me proceset specifike të punës. Ky program mundëson këmbim të përvojave dhe transfer të njohurive mes kolegëve nga Maqedonia por edhe mes kolegëve të të gjitha firmave-motra në Koncernin EVN.
Prej këtij viti është e paraparë që ky program të zgjerohet me punësim dhe zhvillim të kuadrit të ri professional edhe nga Fakulteti elektroteknik në Manastir.
Nëpërmjet këtij programi deri më tani janë punësuar 16 studentë, të cilët e gjetën vendin e tyre në këtë kompani dhe do të vazhdojnë t’i praktikojnë dhe mbindërtojnë njohuritë e tyre profesionale. |