На почеток


Shtypi - 21.04.2009

Solemnisht u lëshua në përdorim hidrocentrali i ri elektrik Matka

Hidrocentrali i ri elektrik i EVN-së Matka me kapacitet dyfish të zmadhuar, nga kapaciteti i  deritanishëm prej 4,2 MW në 9,6 MW

Sot EVN Maqedoni solemnisht e lëshoi në përdorim hidrocenralin e ri elektrik Matka. HCE Matka është i ndërtuar pranë hidrocentralit të vjetër dhe do të punojë me fuqi dyfish më të madhe, në vend të fuqisë së deritanishme prej 4,2 megavat do të puojë me kapacitet prej 9,6 megavat. U ndërtua objekt i ri i makinerisë, në të cilin u instaluan pajisje të reja, turbina të reja nga GE Norvegji dhe gjeneratorë nga INDAR – Spanjë. Përveç rritjes së fuqisë, është rritur edhe pragu i efikasitetit të këtij hidrocentrali për 90%, me qarkullim të 42m3/s, me çka mundësohet edhe shfrytëzimi i tërësishëm i ujit. Ky hidrocentral gjithashtu në tërësi është automatizuar me mbikqyrje dhe komandim prej larg. 
HCE Matka është i ndërtuar që në vitin 1938 dhe në atë kohë ky central ishte burimi themelor I furnizimit me energji elektrike të Shkupit.
HCE i ri Matka është revitalizuar nga ana e kompanisë çeke Hdropol. Kryetari i Këshillit drejtues të EVN Maqedonisë, Mmag. Georg Valdner:
„Me rikonstruimin e HCE Matka, EVN Maqedoni i rrit kapacitetet prodhuese vendore nga burimet ripërtrirëse të energjisë“.
Rikonstruimi i HCE Matka është pjesë e programit investues të EVN Maqedonisë. Në tre vitet e fundit EVN Maqedoni investoi në përmirësimin e rrjetit distributiv, shërbimeve infrastrukturore dhe centraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Deri në vitin 2009 do të revitalizohen të gjitha 11 hidrocentralet e vogla.

Merr në format .doc

<<<