EVN Maqedoni fitoi dy shpërblime dhe dy mirënjohje për përgjegjësi shoqërore
EVN Maqedoni sot fitoi dy shpërblime nacionale për përgjegjësi korporative shoqërore në kategoritë mbrojtja e mjedisit jetësor dhe investim në bashkësi për projektet “ Servisi shkollor Kids” për edukimin e fëmijëve të shkollave fillore dhe “Menaxhimi me mbeturinat dhe mbrojtja e lejlekëve”.
Mirënjohje speciale mori në kategoritë për marrëdhëniet me konsumatorët dhe me të punësuarit për projektet: formimi i Qendrës për marrëdhënie me konsumatorë dhe Akademinë EVN Maqedoni me programin „Trainees“.
“ Më vjen veçanërisht mire që këto shpërblime i fituam si verifikim i angazhmanit tonë shoqëror, komercial dhe ekologjik në Maqedoni. Veçanërisht jemi krenarë dhe falënderues të kësaj mirënjohje e cila vjen në këto kohëra të vështira” theksoi Georg Valdner, kryetar i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni SHA.
.
EVN Maqedoni me këtë vazhdon të hapërojë pas hapave të EVN Austri, e cila është fituese e shumfishtë e shpërblimeve të këtilla në Austri, përfshirë vendin e parë në rangun nacional për përgjegjësi korporative shoqërore, si dhe shpërblime të ndryshme për ekologji dhe angazhman social.
Projekti shkollor i EVN Maqedoni-së egziston tanimë dy vite dhe nëpërmjet këtij projekti kemi vizituar përafërsisht 20.000 fëmijë në pothuajse 200 shkolla në tërë Maqedoninë. Jemi falënderues veçanërisht për përkrahjen nga sektori joqeveritar për zbatimin e projektit me çka tregohet se egziston vullnet dhe dëshmi për bashkëpunim të suksesshëm mes sektorit afarist dhe atij joqeveritar.
Projekti për mbrojtjen e lejlekëve të cilët bëjnë fole në rrjetin disributiv është një projekt afatgjatë i EVN Maqedoni-së. Qëllimi i projektit është të mbrohen zogjtë nga rreziqet e goditjeve elektrike.
Formimin e Qendrës për marrëdhënie me konsumatorë e konsiderojmë si një arritje të posaçme, sepse konsumatorët përfundimisht mund ta marrin informacionin dhe shërbimin e nevojshëm. U ndërtua për një kohë rekord, ndërsa edhe janë shfrytëzuar pajisjet më moderne. Tani konsumatorët mund të kontaktojnë me ne 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, në dy gjuhë dhe nëpërmjet të gjitha formave të mundshme të komunikimit.
Akademia EVN Maqedoni funksionon si institucion arsimor intern për kualifikim plotësues të të punësuarve tanë. Deri më tani në programet educative të Akademisë janë kyçur mbi 2.000 të punësuar. Programi Тrainees paraqet një lloj të vacantë të punësimit të elektroinxhinierëve të rinj nëpërmjet trajnimit intern të tyre. Deri më tani në këtë mënyrë janë punësuar 60 kuadro të reja.
Trupi koordinativ nacional për përgjegjësi shoqërore është trup i cili punon në kuadër të Këshillit ekonomiko-social të Qeverisë, pranë Ministrisë për ekonomi. Qëllimi i shpërblimit është të promovojë praktika positive të veprimit më përgjegjësi shoqërore dhe njëkohësisht të inspirojë në vendosjen dhe përparimin e mëtutjeshëm të përgjegjësisë shoqërore tek ndërmarrjet në Maqedoni. |