На почеток


Shtypi - 04.06.2009

EVN Maqedonia donoi pajisje më bashkëkohore në Klinikën për sëmundje të syve

Me këtë donacion janë përgjigjur lutjet e Ministrisë për shëndetësi dhe foshnjet dhe fëmijët të cilët vuajnë nga problem të të parit nuk do të kenë nevojë më të kurohen në shtetet e huaja

Sot në Klninkën për sëmundje të syve, EVN Maqedonia donoi aparaturë bashkëkohore për diagnostifikim dhe trajtim të retinopatisë. Bëhet fjalë për pajisje komplete prej tre aparatesh, një laser dhe dy oftolmoskopë me të cilët do të mund të kurohen foshnjet dhe fëmijët e vegjël me dëmtim të të parit. Vlera e pajisjeve është përafërsisht 2,8 milionë denarë.

Me furnizimin e këtyre aparateve, nuk do të jetë më e nevojshme që prindërit e fëmijëve të parit e të cilëve është i dëmtuar të udhëtojnë në vende të jashtme dhe të bëjnë operacione mjaft të shtrenjta siç ishte rasti deri më tani. Ministria për shëndetësi publikisht e deklaroi këtë problem para 20 ditësh, kur e theksoi seriozitetin e nevojës së kësaj aparature

“EVN Maqedonia i dëgjoi lutjet e Ministrisë për shëndetësi dhe prindërve të foshnjeve të lindura para kohe dhe në mënyrë spontane u përgjigj me furnizimin e pajisjeve më bashkëkohore në një afat të shkurtër. EVN Maqedoni është kompani me përgjegjësi sociale dhe kemi kënaqësinë që mund të kontribojmë për një jetë më të mire të njerëzve të Maqedonisë ” deklaroi Georg Valdner, Kryetari Këshillit Drejtues të EVN maqedoni-së.

“Një falënderim të madh deri te EVN Maqedoni. Kjo qartë tregon se institucionet, në bashkëpunim me kompanitë që posedojnë pergjegjësi shoqërore në sektorin privat munden dhe dijnë se si në mënyrë të shpejtë dhe efikase të ballafaqohen me sfidat me të cilat shëndetësia e Maqedonisë ballafaqohet në procesin e transformimit ” deklaroi Bujar Osmani, Ministër për shëndetësi në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

EVN Maqedoni do të vazhdojë të kontribojë për të mirën e bashkësisë.

Merr në format .doc

Fotografijat nga aktiviteti
<<<