На почеток


Lajmërim- 01.07.2009

U lëshua në përdorim trafostacioni i rikonstruktuar në Rosoman

Rreth 3.500 banorë të komunës së Rosomanit fituan lidhje më të mirë dhe më cilësore me energji elketrike

EVN Maqedoni e lëshoi në përdorim trafostacionin e rikonstruktuar 35/10 kV në komunën Rosoman, me çka do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike për 3.500 banorët e këtij rajoni. Trafostacioni në Rosoman është rikonstruktuar tërësisht dhe pajisur me pajisje zbërthyese tërësisht të reja, ndërsa njëkohësisht janë lëshuar në punë pesë qeli përçuese të reja, një qeli e re me relembrojtje, transformator i posaçëm dhe qeli matëse.

Me rikonstruktimin e trafostacionit prej 35/10 kV në komunën e Rosomanit u zgjodh problemi i furnizimit me energji elektrike. Komuna e Rosomanit fitoi një lidhje mjaft cilësore me energji elektrike, ndërsa njëkohësisht është zvogëluar rreziku nga rëniet e mundshme në këtë rajon të ndjeshëm. Deri më tani, për shkak të gjatësisë së largerçuesit dhe shumë ndarjeve me largerçues të vjetruar të ndërtuar në shtylla të drurit, ky rajon shpeshherë ballafaqohej me defekte gjatë motit të lig. Me trafostacionin e ri të rikonstruktuar ky problem në mënyrë të konsiderueshme është tejkaluar.    

Rikonstruktimi i tërësishëm i trafostacionit në Rosoman është pjesë e ciklit investues të EVN Maqedoni për përmirësimin e cilësisë në furnizimin me energji elektrike në sistemin distributiv të Maqedonisë.  

<<<