На почеток


Lajmërim- 08.07.2009

EVN Maqedoni e zgjidhi problemin e furnizimit në Hipodrom

U lëshua në përdorim trafostacioni i ri 10 kV në vendbanimin Hipodrom, në afërsi të poligonit sportiv.
Me atë, EVN Maqedoni e zgjidhi problemin shumëvjeçar të banorëve të këtij vendbanimi, të cilët përballeshin me tension të ulët dhe furnizim jocilësor me energji elektrike, për shkak të ndërtimeve të egra intenzive të objekteve familjare.

Trafostacioni i ri, bashkë me përcjellësit e ri të tensionit të ulët në këtë vendbanim, i normalizojnë rrethanat e tensionit dhe paraqesin zgjidhje të përhershme për furnizim cilësor me energji elektrike.
Deri më tani, banorët e këtij vendbanimi kanë qenë të kyçur nëpërmjet një përcjellësi të gjatë dhe të vjetër nga trafostacioni Maxhari, që edhe ishte shkak për ndërprerje të shpeshta dhe furnizim të dobët.

„Ky trafostacion u ndërtua në një kohë rekorde, ndërsa EVN Maqedoni edhe më tej do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë konsumatorët e rregullt dhe të përgjegjshëm duke iu përgjigjur nevojave të tyre “, deklaroi Karl Hajnc Grasman, zëvendës kryetar I KD të EVN Mqedoni.

<<<