EVN Maqedoni i tërhjek transformatorët e vjetër që paraqesin rrezik potencijal mbi mjedisin jetësor
EVN Maqedoni i kontrolloi dhe tërhoqi 500 transformatorë që ishin jashtë përdorimit dhe të cilit paraqitnin rrezik potencijalmbi mjedisin, pasi që posedojnë vaj jo ekologjik dhe të vjetër.
Bëhet fjalë për vaj që mbar botës nuk është në përdorim njëzet vjet të fundita i cili, nësë vjen në kontakt me materiet e tjera, lëshon substanca helmuese, të rrezikshme mbi mjedisin jetësor dhe mbi jetën e njeriut. Ky aktivitet i ndërlikuar u krye nga ekipet e EVN Maqedonisë në terminin e parashikuar.
Këto transformatorë nuk ishin të kontrolluar dhe të tërhjekur me decenie. Tani ato janë të dislokuar në depoa special, që gjenden në Gjermani, ku do jenë tërësisht të zbërthyer dhe të shkatërruar.
Si kompani që përkujdeset për mjedisin jetësor, EVN Maqedoni filloi këtë aksion në bashkëpunim me Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinorë me qëllim kryesor të tërhiqen materiet helmuese nga transformatorët.
EVN Maqedoni edhe në vijim vazhdon me aktivitete për përmirësim të mjedisit jetësor. Me instalimin e vazhdueshëm të transformatorëve e ri, transformatorët e vjetër do të tërhiqen nga përdorimi dhe do të shkatërohen në menyrë ekologjike.
|