На почеток


Shtypi - 17.08.2009

Dyfishtë janë zvogëluar defektet në rrjetin me tension të mesëm të EVN-së Maqedoni

EVN Maqedoni regjistroi dyfishtë më pak defekte në rrjetin me tension të mesëm në muajin korrik në krahasim me të njejtin muaj vitin e kaluar. Janë regjistruar rreth 600 defekte më të vogëla ose më të mëdha, kundruall 1100 që ndodhën vitin e kaluar në të njejtën periudhë.

Përveç numrit të defekteve është zvogëluar edhe kohëzgjatja e sanimit të tyre për 30 %. Kjo, para se gjithash, ka të bëjë me fondet e investuara në tre e gjysmë vitet e fundit, si dhe me organizimin e ri të EVN-së Maqedoni në pikëpamje të locimit dhe evitimit të shpejtë dhe të suksesshëm të defekteve.

Dukshëm janë zvogëluar edhe defektet në nivel të tensionit të ulët edhe përkundër kushteve të këqija kohore që disa herë ishin të pavolitshme për rrjetin distributiv.


Merr
në format .doc

<<<