На почеток


Shtypi - 01.09.2009

Për një muaj kanë vazhduar kushtet e volitshme për pagesën e vonuar të faturave për energji elektrike

Konsumatorët e EVN-së Maqedoni edhe këtë muaj do të mund t’i shfrytëzojnë kushtet e volitshme për pagesën e faturave të vonuara të energjisë elektrike. Për shkak të interesit të madh, EVN Maqedoni e vazhdoi fushatën deri në fund të muajit shtator.

Jehona është vlerësuar si e suksesshme dhe përfundimisht me 31 gusht të vitit 2009, përafërsisht 17.000 konsumatorë i kanë shfrytëzuar kushtet verore të volitshme, prej të cilëve madje 75% e kanë paguar borxhin në tërësi me çka e kanë evituar kamatën. Konsumatorët e tjerë kanë arritur marrëveshje për pagesë në këste në pajtim me shumën e borxhit në çka është përfshirë kamata.

Këtë mundësi EVN e ofron me qëllim të rregullimit të borxheve të mbetura të konsumatorëve para fillimit të periudhës dimërore kur zakonisht faturat për energji elektrike të konsumuar janë më të larta.


Merr
në format .doc

<<<