На почеток


Shtypi - 28.12.2006

Kontrollim i pėrforcuar gjatė leximit tė njehsorėve tė konsumatorėve tė ESM

Prej sot AD ESM filloi aksion të kontrollimit të përforcuar gjatë leximit të njehsorëve të konsumatorëve të energjisë elektrike nëper tërë territorin e shtetit. Qëllimi i këtij aksioni është të parandalohen humbjet e energjisë elektrike, pa dallim a rezultojnë ato nga leximi i gabuar i njehsorëve, gjendja e llogaritur gabimisht e njehsorit, vjedhja e energjisë elektrike nëpërmjet manipulimeve të njehsorëve, orët e vendosura, pajisjet për transformatorë, njehsorë të papërllogaritur apo objekte pa njehsorë. Me këto aktivitete është rrezikuar furnizimi i atyre konsumatorëve, të cilët rregullisht i paguajnë faturat e veta, ndërsa i bëjnë dëme të mëdha edhe ndërmarrjeve, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin e sistemit energjetik në Maqedoni. ESM do të parashtrojë padi kundër të gjithë atyre personave, të cilët me veprat e tyre kriminale e dëmtojnë ndërmarrjen. Për dëmet e bëra do të kërkohet edhe dëmshpërblim adekuat. Ky aksion do të përkrahet edhe nga kontrollimi i rreptë plotësues edhe pas leximit të rregullt të gjendjes së njehsorëve.

Merr nė format .doc

<<<