Diagnostikë e shpejtë dhe e saktë te retinopatia tek fëmijët me aparat më bashkëkohor
Tanimë filluan kontrollet për vërtetimin e retinopatisë te foshnjat dhe fëmijët. Pajisjen bashkëkohore që kushton 2,8 milion denarë për nevojat e Klinikës për sëmurje të syve e siguroi EVN Maqedoni. Deri tani, për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje që më së shpeshti paraqitet te fëmijët e lindur para kohe, pacientët duhej të udhëtojnë jashtë vendit.
29.09.2009 - Shkup - Fëmijët dhe foshnjat që kanë probleme me retinën e syrit (retinopati), tanimë nuk duhet të udhëtojnë jashtë vendit që të bëjnë kontrollimin ose ta caktojnë diagnozën. Tani ky grup më i ndjeshëm i pacientëve fituan mundësinë për një diagnostikim me kohë dhe të saktë për zbulimin e retinopatisë me aparatin më bashkëkohor që EVN Maqedoni ia dhuroi Klinikës për sëmundje të syve në Shkup.
Pajisjen me vlerë prej 2,8 milion denarë, EVN Maqedoni e bleu në një afat më të shkurtë të mundshëm dhe tanimë filluan kontrollimet nga ana e personave profesional të Klinikës për sëmundje të syve.
Me kënaqësi të madhe e mirëpritëm furnizimin e laserit dhe oftalmoskopit indirekt, aparate këto jashtëzakonisht të rëndësishëm për diagnozën dhe trajtimin e retinopatisë premature që është një problem shumë aktual oftalmologjie në shtetin tonë, deklaroi d-r Zllatko Arnaudovski.
Me skrining, deklaroi d-r Arnaudovski janë përfshirë një numër më i madh i foshnjave të lindur para kohe dhe disa prej tyre janë dërguar për shërim në vendet fqinje. Por, prej tash trajtimi me laser do të bëhet edhe te ne, për çka janë specializuar dy mjekë specialist që njëkohësisht e bëjnë edhe skriningun për këtë diagnozë.
„Jam jashtëzakonisht i lumtur për faktin që kishim mundësinë ta sigurojmë këtë pajisje për diagnostikimin dhe shërimin e problemeve me retinën te foshnjat dhe fëmijët, të cilët janë ardhmëria jonë. EVN Maqedoni shpreson se me këtë donacion arriti të zgjidhë një problem shoqëror. Por, këtu nuk ndalemi. Si pjesë konstruktive e bashkësisë vazhdojmë bashkërisht të kontribuojmë”, deklaroi Georg Valldner, kryetar i Bordit drejtues EVN Maqedoni, gjatë vizitës në kabinetin e retinopatisë në Klinikën për sëmurje të syve – Shkup.
Përmes këtij donacioni, për herë të parë Klinika për sëmurje të syve nga Shkupi fitoi aparaturë më bashkëkohore për kontrollimin dhe diagnostikimin e retinopatisë te foshnjat dhe fëmijët, me çka mundësohet shërimi efikas. Deri tani për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje që më së shpeshti paraqitet te fëmijët e lindur para kohe, pacientët detyrimisht udhëtonin jashtë vendit.
|