EVN Maqedoni fitoi mirënjohje për udhëheqje më të mirë korporative
Në zgjedhjen kombëtare në organizim të organizatës joqeveritare”Transparencë-Zero korrupcion” EVN Maqedoni ishte një nga ndërmarjet e uruara me udhëheqje më të mirë korporative. Veç EVN Maqedoni, çertifikata morrën edhe Ohridska Banka, Komercijalna Banka, Prokredit Banka, Renova dhe INET.
Zgjedhja organizohet tradiconalisht për tre vite tani me rastin e ditës Botërore për luftë kundër korrupcionit-9 dhjetor.
Organizata joqeveritare ”Transparencë-Zero korupcion” në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë dhe Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, bashkë me ekipin e ekspertëve të përbërë nga përfaqësues të odave ekonomike, sektorit publik, profesorëve univerzitar dhe përfaqësues të mediave dhe sektori joqeveritar, pergatitën listën e kritereve në bazë të së cilës bëhet evaluimi i ndërmarjeve.
Kriteret për evaluim ishin këto: Si menaxhmenti i kryen detyrat e veta, marëdhënie me punëtorët, komunikim me konsumuesit, marëdhënie me furnizuesit, ndikim në komunat dhe rrethinat ku veprojmë.
Të drejtë për pjesëmarje kishin të gjitha ndërmarjet e R.së Maqedonisë.
|