На почеток


Shtypi - 31.01.2007

AD ESM fillon me lojė shpėrblyese me tė cilėn do ti shpėrblejė tė gjithė konsumatorėt e rregullt dhe do tė ofrojė oferta atraktive pėr pagimin e faturave tė mbetura tė energjisė elektrike

AD ESM organizon lojë shpërblyese për paguesit e rregullt të energjisë elektrike, në të cilën do të kenë mundësinë të marrin pjesë të gjithë ata konsumatorë të cilët i kanë paguar faturat e mbetura.
Janë të parapara 1803 shpërblime, të cilat do të tërhiqen në periudhë prej 3 muajsh, ku shpërblimi kryesor do të jetë një udhëtim në Vienë.
AD ESM konsumatorëve të vet u ofron mundësi për pagesë e borxhit të mbetur për energji elektrike. Oferta përmban dy opcione mes të cilave konsumatorët mund të zgjedhin si t’a paguajnë borxhin ndaj ESM, i cili ka të bëjë me periudhën nga muaji 09.2005 deri në - duke përfshirë - muajin 10.2006.
Nëse konsumatorët e paguajnë përnjëherë tërë borxhin e mbetur për këtë periudhë, ata do të lirohen nga kamata e llogaritur në fatura. Por, nëse nuk mund t’a paguajnë tërë borxhin përnjëherë, konsumatorët do të kenë mundësinë të lidhin marrëveshje për pagesë me këste, por në atë rast nuk do të lirohen nga kamata. Numri maksimal i kësteve do të jetë dhjetë dhe do të varet nga shuma e borxhit.
Për çdo konsumator të energjisë elektrike i cili ka borxh, dhe i cili nuk do të pranojë as njërin as tjetrin opcion do të pasojë shkyçje nga rrjeti. Mundësia për beneficionet e ofruara do të zgjasë tre muaj, duke filluar nga 01.02.2007 deri më 30.04.2007.
Qëllimi i kësaj fushate është që të stimulohen konsumatorët rregullisht t’i paguajnë faturat, si dhe t’i paguajnë borxhet e vjetra për energji elektrike.

Merr nė format .doc

<<<