EVN Maqedonia shënoi 100 vjet nga llamba e parë elektrike në Republikën e Maqedonisë
Jubileu u shënua me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike, midis EVN-Maqedonia dhe qytetit të Shkupit
15.12.2009-Shkup, Një shekull nga llamba e parë në Shkup dhe në R. e Maqedonisë është një jubile i madh, që solemnisht u shënua nga ana e EVN-Maqedonia dhe qyteti i Shkupit. Shënimi i këtij jubileu simbolikisht u mbajt në ambientet e Universitetit Ballkanik, që gjenden në ish konakun e valisë së Shkupit dhe administratës turke, që në të vërtet ishte ndërtesa e parë e elektrikifikuar në shtet në vitin 1909.
Duke rrumbullaksuar një epokë të rëndësishme, përfaqësuesit e EVN-Maqedonia dhe përfaqësuesit e qytetit të Shkupit, fillojnë një bashkëpunim të ri, duke shënuar sfidat e reja në epokën e re të shfrytëzimit racional të energjisë elektrike.
„Është nder dhe kënaqësi e madhe të jesh pjesë e një jubileu kaq të rëndësishëm të cilin sot né këtu po e shënojmë. Kjo ngjarje është dëshmi se zgjidhjet bashkëkohore teknologjike, nuk ishin të panjohura për këtë rajon. Sot ne gjendemi para një, gjithashtu sfidë të madhe, sikurse që para 100 vjet ishin paraardhësit tonë. Në epokën e shftyëzimit racional të energjisë elektrike, né kemi përgjegjësi shumë të madhe të ofrojmë zgjidhje me çka do të mundësojmë edhe aplikimin praktik të parimeve të shftyëzimit racional të energjisë elektrike”, tha Georg Valdner, kryetar i Këshillit drejtues të EVN-Maqedonia.
Kryetari i Këshillit drejtues të EVN-Maqedonia dhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, nënshkruan edhe Memorandumin për bashkëpunim në fushën e shfrytëzimit racional të energjisë elektrike. Përmes Memorandumit të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të përbashkët në lidhje me projekte nga kjo fushë, me ç’rast EVN-Maqedonia do të ofroj mbështetje profesionale dhe teknike.
„Vetëqeverisja lokale ka kontakte më të afërta me qytetarët, prandaj ka rol kolosal në ndërtimin e vetëdijes dhe stilin e jetës ku do të praktikohet dhe kultivohet shftyëzimi racional i energjisë elektrike. Fillojmë një bashkëpunim afatgjatë me EVN-Maqedonia dhe bashkërisht do të përpiqemi në këtë aksion të përbashkët të japim një kontribut serioz drejt shfrytëzimit racional të energjisë elektrike në jetën e përditshme”, deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Shënimi i këtij jubileu të rëndësishëm u mbajt në Ditën botërore kushtuar shftyëzimit racional të energjisë elektrike. Para ca kohësh edhe Komisioni Evropian miratoi një direktivë me të cilën parashihet ndërrimi i të gjitha llambave me ato efikase energjetike, me ç'rast llambat e deritanishme tërësisht do të hiqen nga përdorimi.
|