EVN Maqedonia lëshoi në përdorim trafostacionin e ri në Draçevë
Me fillimin zyrtar të trafostacionit prej 110KV në Draçevë, dukshëm do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike të pjesës lindore të qytetit të Shkupit.
Trafostacioni i ri bashkëkohor do të kontribuojë për një furnizim më cilësor të vendbanimeve, siç janë: Draçeva, Studeniçani, Batinci, Lisiçe, Luboshi, zona industriale Pintia dhe të tjerë. Trafostacioni ka dy transformator me nga 31,5 МВА dhe pajisje më bashkëkohore për mbrojtje dhe menaxhim. Investimi total që mbulon lidhjet e nevojshme të tensionit të lartë dhe të mesëm, është 3.2 milionë euro.
Hapja simbolikisht u shënua nga ana e z. Georg Valdner, Kryetar i KD EVN-Maqedonia, z. Vlladimir Zdravev, drejtor i përgjithshëm i MEPSO-s dhe Zëvëndës kryeministrit z. Vlladimir Peshevski.
“Trafostacioni i ri do ta përmirësojë furnizimin me energji elektrike që ishte i domosdoshëm në këtë pjesë të qytetit. Ky investim do të sigurojë besueshmëri në furnizimin e 35.000 konsumatorëve por edhe mundësia për dyfish më shumë lidhje të reja, duke përfshirë edhe ato industriale”, - deklaroi z. Valdner.
Trafostacioni Draçevë është pjesë e projekteve në të cilët bashkërisht punojnë Qeveria, EVN-ja dhe MEPSO, e të cilët kanë për qëllim ta thellojnë procesin e përforcimit të sistemit për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Projektet e këtilla me karakter kapital nuk janë vetëm në funksion të përmirësimit të kushteve të përgjithshme për jetën e qytetarëve, por edhe për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e industrisë në këtë rajon”, - deklaroi Zëvëndës kryeministri Peshevski.
|