На почеток


Lajmërim- 29.12.2009

Për më shumë se dyfishtë janë zvogëluar aksidentet gjatë punës në EVN Maqedonia
EVN Maqedonia regjistroi zvogëlimin e aksidenteve gjatë punës nën tension për 62%.
Ky është rezultat i trajnimeve të realizuara dhe shfrytëzimin e mjeteve dhe paisjes mbrojtëse, masava të zmadhuara të sigurisë gjatë punës dhe mjeteve të furnizuara mbrojtëse në pajtim me normat dhe standardet evropiane.  
Për shkak të specificitetit të punës, EVN Maqedonia për të punësuarit e vetë që kanë kontakt me energji elektrike në periudhën e kaluar investoi në mbrojtjen e të punësuarve të vetë përmes furnizimit të kostumeve mbrojtëse, helmetave dhe veglave elektroizoluese, si dhe të materialit tjetër të domosdoshëm për siguri në punë dhe qasje deri te lokacionet me tension. 
Në interes të mbrojtjes gjatë punës u formua edhe Qendra për trajnim për punë nën tension në Makedonski Brod ku të punësuarit e EVN Maqedonia vizitojnë trajnime të specializuara për përdorimin e paisjes nën tension.

Me të gjitha këto aktivitete EVN Maqedonia tërësisht e respekton dhe zbaton Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës.  

Merr në format .doc
<<<