На почеток


Lajmërim- 08.01.2010

EVN Maqedoni për 50% e zmadhoi prodhimtarinë e energjisë elektrike prej burimeve ripëtrirëse

Pas rivitalizimit të të gjitha hidrocentraleve të vogla sjellja e teknologjisë së re dhe moderne në ato, EVN Maqedoni drejtpërsëdrejti kontriboi për zmadhimin e prodhimit të energjisë elektrike prej burimeve ripëtrirëse për 50%.
Prodhimtaria vjetore e të gjitha 11 HEC të vogla në 10 vitet e fundit mesatarisht ishte 100 milion kWh, kurse aq ishte planifikuar edhe për vitin 2009. Por, në vitin që kaloi ishin të prodhuar mbi 150 milion kWh energji elektrike, që është për 50% më shumë se sa është planifikuar.
Këto rezultate pozitive rekorduese, para së gjithash, janë falë investimeve në hidrocentralet e vogla, që mundësuan zmadhim të dyfishtë të kapacitetit të HEC Matkë, kapacitet të zmadhuar të HEC Pena prej 28%, në Kalimancë për 15%, si dhe rivitalizim total në të gjitha 11 hidrocentralet e vogla me pajisje më bashkëkohore elektrike, maqinerike dhe hidraulike.
Prodhimi i energjisë prej burimeve ripërtrirëse është qëllim strategjik i EVN Maqedoni për mbrojtjen e rrethinës jetësore me implementimin e të gjitha standardeve ekologjike evropiane.
Te të gjitha hidrocentralet e vogla në pronësi të EVN Maqedoni është vendosur punë totalisht e automatizuar pa personel, telekomandë nëpërmjet SCADA sistemit dhe protokol internet rrjetor.
Një pjesë e HEC të vogla janë drejtpërdrejti të lidhura me qendrën njohtuese të modernizuar, me çfarë mbikqyrja e këtyre hidrocentraleve mund të bëhet nga një vend.

Merr në format .doc
<<<