EVN Maqedonia i zvogëloi defektet në rrjetin distributiv për më shumë se 40 %
Në dy mujt e kaluar u regjistruan për mbi 40 për qind numër më të vogël të defekteve në rrjetin distributiv në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për 43 për qind është shkurtuar edhe kohëzgjatja e ndërprerjeve.
Arsye për këtë, para se gjithash, janë intervenimet investuese në të gjitha nivelet e tensionit, sanimi i më shumë pikave kritike ku dimrat e kaluar është regjistruar stërngarkim i madh, teknologjia moderne e implementuar për zbulim të shpejtë dhe sanim të ndërprerjeve nëpërmjet Qendrës së re dispeçerike, ekipet mobile mirë të organizuara, si dhe sistemi efikas i Qendrës për marrëdhënie me konsumatorët.
Lëshimi në përdorim i trafostacioneve të reja me tension të lartë në Draçevë të Shkupit dhe Tearcë të Tetovës jashtëzakonisht e kanë përmirësuar furnizimin me energji elektrike edhe në pjesën lindore të Shkupit dhe rajonit të Pollogut pikërisht para fillimit të dimrit.
Festat kaluan pothuajse pa defekte, edhe pse është regjistruar konsum rekord në nivel ditor në këtë periudhë. Vetëm në dy javët e fundit krahasuar me të njejtën periudhë vitin e kaluar, defektet janë zvogëluar për mbi 60 për qind.
Disa ndërprerje ndodhën vetëm para festave të Vitit të Ri për shkak të temperaturave ekstreme të ulta dhe motit të keq që shkaktoi dëm në rrjetin distributiv.
|