EVN Maqedoni dhe konsumatorët në aksion të përbashkët për shërbime të përbashkëta
Me qëllim për përmirësim të shërbimeve të veta, EVN Maqedoni i futi në punë “kutitë për
informata” për informatë kthyese prej konsumatorëve. Në këtë mënyrë, konsumatorëve ju
ofrohet mundësia për shprehje të kënaqësisë së tyre, përkatësisht jokënaqësisë, mendimet e
tyre dhe idetë, komentet dhe sugjerimet, si dhe pritjet e tyre prej EVN Maqedoni.
Kutitë për informata janë të vendosura në “front-ofisat” e gjitha 19 qendrave të Shfrytëzuesve (QEK) të Evn Maqedoni, në vend të dukshëm dhe të përshtatshëm. Informatat nga konsumatorët duhet të shënohen vetëm në listën Anketuese dhe të futura në info kutinë. Angazhimi minimal dhe plotësimi i anketës së shkurtë nga ana e konsumatorëve, mundëson vet ato të kontribojnë në përmirësimin e veprimit të EVN Maqedoni dhe shërbimet të cilat i ofron.
Konsumatorët janë burim i rëndësishëm i informatave se si një ndërmarrje duhet të punon dhe si t’i përmirëson shërbimet e veta.
Menaxhmenti i EVN Maqedoni do t’i merr parasysh këto opinione dhe vërejtje në përmirësimin e marrëdhënieve me konsumatorët.
|