Prodhimi rekordues i QEK-eve të vogla të EVN Maqedoni në janar
Në muajin e parë të vitit, EVN Maqedoni regjistroi prodhim rekordues të energjisë elektrike prej burimeve ripërdorëse të energjisë për 130% më shumë se prodhimi mesatar në 10 vitet e fundit.
Prodhimi në hidrocentralet e vogla në janar të këtij viti është 23,5 GWh, përkundër prodhimit mesatar të 10 GWh për muajin e njejtë në dhjetë vitet e fundit.
Situata e këtillë është si rezultat i rivitalizimit të hidrocentraleve të vogla dhe sjelljen e teknologjisë bashkëkohore në ato. Prodhimi i energjisë nga burime ripërdorëse është qëllim strategjik i EVN Maqedoni për mbrojtje të rrethinës jetësore me imlpementimin e gjitha standardeve ekologjike evropiane.
Rezultatet rekorduese regjistroheshin edhe gjatë tërë vitit 2009, e cila përfundoi me 150 milion KWh energji elektrike të prodhuar prej hidrocentraleve të vogla të EVN Maqedoni, që është për 50% më shumë se ç’është planifikuar edhe nga mesatarja e dekadës së kaluar. |