На почеток


Lajmërim- 22.02.2010

EVN Маqedoni e realizoi kuizin e tretë të fëmijve për energjetikë

EVN Maqedoni për të tretën herë e realizoi kuizin e fëmijve për energjetikë në kuadër të projektit “Servisi shkollor“. Në fund të çdo gjysmëvjetori fëmijët kanë mundësi përmes zbavitjes, shoqërimit dhe qeshjes t’na tregojnë sa shumë kanë mësuar nga punëtoritë që kompania po i realizon gjatë tërë vitit shkollor, me qëllim të njohjes së fëmijve me nocionet themelore energjetike dhe me përdorimin racional të energjisë elektrike. Organizimi tradicional i këtyre kuizave filloi në shkurt të vitit të kaluar, kurse realizimi i tyre i suksesshëm paraqet nxitje që të vazhdojmë edhe më tej.

Këtë herë nikoqir ishte ShF “Gjhorgjija Pullevski” nga Shkupi, ku garuan 18 nxënës nga shkolla të ndryshme nga e gjithë Republika. Edhe pse objektivi i këtyre kuizave është që të tregohet njohuri, para se gjithash, idea kryersore është zbavitja, shoqërimi dhe përvoja të reja për më të rinjtë.

Vendin e merituar të parë e zuri ShF “Stiv Naumov” nga Shkupi, e cila do të ketë mundësi ta viziton hidrocentralin Matka si shpërblim i parë; vendin e dytë e zuri ShF “Vasill Gllavinov” nga Shkupi, e cila si shpërblim e fitoi mundësinë ta viziton Qendrën për konsumatërot në EVN Maqedoni, kurse vendin e tretë e zuri ShF “Cirili dhe Metodi” nga fshati Stajkovci, për çka do të marrin shpërblimin – furnizimi i shkollës me poça elektrike që kursejnë.

Në suazat e vetë kuizit u shpërblyen edhe nxënësit më kreativ që morrën pjesë në konkursin letrar dhe piktural gjatë të gjithë vitit shkollor, me ç’rast fëmijtë i dërgonin krijimet e veta letrare dhe pikturale në temën “Përdorimi racional i energjisë elektrike”.

Ndërkaq, servisi shkollor EVN Maqedoni deri tani vizitoi 216 shkolla fillore, kurse projekti vazhdon edhe gjatë viteve të ardhshme.

Merr në format .doc
<<<