Rritet interesi për pagesën e borxheve të mbetura për energji elektrike – fushata vazhdon deri në fund të muajit maj
Mundësia për pagesën e borxheve të mbetura të energjisë elektrike, në tre muajt e kaluar ka nxitur reagime pozitive te konsumatorët e AD ESM
450 000 fatura të mbetura janë zgjidhur, prej të cilave 67 % janë paguar në dorë, ndërsa për të tjerat janë lidhur 12 000 marrëveshje për pagesë me këste.
Rezultatet pozitive nga aksioni, si dhe interesi i madh për pagesën e faturave të vjetra për energji elektrike, treguan në nevojën për vazhdimin e fushatës deri në fund të muajit maj. Vazhdimi është me qëllim që konsumatorëve t’u ipet edhe një mundësi ta shfrytëzojnë programin e ofruar nga ana e kompanisë.
Pas skadimit të këtij afati plotësues, AD ESM do ti shkyçë të gjithë ata konsumatorë të cilët nuk i kanë paguar borxhet për energji të harxhuar elektrike. |