Sistem i ri modern për shërbime më të mira
EVN Maqedoni prej 1 maj 2010 sjell një sistem të ri për matje, përpunim dhe pagesë të energjisë elektrike të shfrytëzuar.
Për shkak të kohës së nevojshme për integrim të sistemit të ri, në fillim të muajit prill shfrytëzuesve të vet EVN Maqedoni do t’ju dërgon dy fatura për energji elektrike në formën e deritanishme-ngjajshëm me kohën e pushimeve vjetore.
Llogaritë kanë të bëjnë me vlerat e lexuara për muajin mars dhe vlerat e prognozuara për muajin prill. Fatura për muajin prill, edhe pse dërgohet paraprakisht do të jetë në afatin e zakonshëm për pagesë gjer në 15 maj 2010.
Evn Maqedoni e implementon sistemin e ri për llogaritje me një qëllim të vetëm-shërbime më të mira, përparësi dhe përshtatje:
• Fatura e re do të jetë më e kontrolluar dhe me më shumë detaje, me pamje të re modern;
• Dërgimi i gjitha faturave do të bëhet nga ana a Postës së Maqedonisë, në adresë të zgjedhjes së klientit, me mundësi që në një adresë të arijnë llogari për më shumë se një matëse;
• Pikat për pagesa të EVN-së Maqedoni do të ofrojnë zmadhim të shërbimeve. Në cilin do qytet, pa marr parasysh vendin e jetesës, shfrytëzuesit do të mund të paguajnë faturat për energji elektrike, të fitojnë kopje dhe të bëjnë përmirësim të të njejtave, si dhe të marrin informata të ndryshme.
Fatura e parë e sistemit të ri për muajin maj te shumica e shfrytëzuesve do të jetë për periodin më të vogël se një muaj. Duke filluar prej muajit të ardhshëm, pa përjashtime, energjija e llogaritur si deri tani do të jetë për periodi e llogaritur për një muaj.
Nëse për çfarëdo arsye i ndodh ndonjë shfrytëzuesi, eventualisht mos t’ju arrijë fatura për energji elektrike, do të duhet të drejtohen te QEKu më i afërt dhe të kërkojnë kopje të faturës (në pajtim me kushtet për furnizim me energji elektrike Neni 51 akti 2).
EVN Maqedoni gjithmonë në qendër të aktiviteteve të saj i ka shfrytëzuesit e saj, për atë shpresojmë për bashkëpunim dhe miërkuptim në periodin e ardhshëm deri sa zgjatë procesi i implementimit final të sistemit të ri për llogaritje.
Për gjitha pyetjet shtesë apelojmë te qytetarët të na kontaktojnë nëpërmjet Qendrës për marrëdhënie me shfrytëzues në 0890 12345, i kapshëm për ju 24 orë, 7 ditë në javë. |