Shën. Preobrazhenie në Krushevë së shpejti do të shkëlqen në shkëlqim të plotë-EVN Maqedoni e filloi elektrifikimin e manastirit
EVN Maqedoni filloi ndërtimin e rrjetit për furnizim të energjisë elektrike për manastirin Shën. Prebrazhenie në Krushevë, një nga dëshirat më të mëdha të pop ikonës Toshe Proeski. Trasa nëpër të cilën do të ndërtohet vija e kabllos është e gjatë 7.6 kilometra, prej të cilave 3 kilometra do të jenë mbi tokë, kurse tjerat vijë nëntokësore nën rrugën e pos andërtuar që sjell te manastiri. Shënimin solemn të fillimit të ndërtimit të rrjetit elektrik e bëri kryeministri Nikolla Gruevski me menaxhmentin e EVN Maqedonisë dhe familjes së Toshe Proeskit.
“Filluam me përkrahje për ndërtimin e muzeut për Toshe Proeskin dhe me iniciativën e Kryeministrit u angazhuam në këtë projekt të përbashkët. Por, të mos ndalemi këtu. Toshe kishte një ëndër dhe këtë ëndër do ta realizojmë bashkë me Qeverinë dhe Fondacionin, shumë shpejt i tërë kompleksi do të ndriçon fuqishëm dhe do të tërhjekë vizitues të shumtë dhe adhurues nga i tërë rajoni, deklaroi Dr. Ginter Ofner, CEO i EVN Maqedoni Holding.
“Nder i madh dhe privilegje për EVN Maqedoni është të punon për realizimin e dëshirës së Toshe Proeski-t. Jam i bindur se ky projekt do të hap mundësi të reja për zhvillim të Krushevës, veçanërisht në turizëm, deklaroi zotëri Verner Hengst, Kryetar i Këshillit Drejtues të EVN Maqedonisë.
Prej Fondacionit Toshe Proeski u falenderuan për donacionin prej EVN-së dhe paralajmëruan se së shpejti do të fillon ndërtimi i kryqit 33 metra të gjatë duke falenderuar të gjithë ato që kontribuan për atë me preznecën e tyre në koncertin me rastin e ditëlindjes së Toshes.
Përndryshe, manastiri pritet të ndriçon për rreth pesëdhjetë ditë në përputhshmëri me kohën e duhur për realizim të këtij projekti.
Vlera e tij është mbi 300 000 euro dhe është donacion i EVN Maqedonisë për Fondacionin Ndërkombëtar Toshe Proeski dhe popullit maqedonas. |