Për shkak të implementimit të sistemit të ri, pikat për pagesë të EVN Maqedonisë tre ditë nuk do të munden të shërbejnë
Prej sot 5 maj, ora 12:00 gjer në 9 maj (e diell) për shkak të impementimit të sistemit të ri modern për llogaritje dhe faturizim të energjisë elektrike të konsumuar, pikat për pagesë të EVN Maqedonisë nuk do të jenë në mundësi të shërbejnë konsumuesit e tyre. Veç më prej 10 maj (e hënë) pikat për pagesë do të jenë në funksion, me çka konsumuesit do të kenë mundësi të marrin shërbime të reja dhe të përmirësuara.
Sistemi i ri do të sjell përparësi dhe përshtatshmëri për shfrytëzuesit. Do të zmadhohet numri i shërbimeve në pikat e pagesës dhe në zyret pranuese të qendrave energjetike për Shfrytëzues. Shfrytëzuesit do të mund t’i paguajnë faturat për energji elektrike në cilin do qytet, pa marr parasysh vendbaninim, të marrin kopje dhe të bëjnë përmirësime të të njejtave, si dhe të marrin informata të ndryshme.
Implementohet lexim i vazhduar i energjisë elektrike të konsumuar. Faturat për energji elektrike të konsumuar do të kenë një pamje të re moderne, kurse do t’i dërgon Posta e Maqedonisë SHA. Shfrytëzuesit do të mund të zgjedhin në cilën adresë t’ju dërgohen faturat, me mundësi që në një adresë të arrijnë fatura për më shumë vende për shfrytëzim.
|