Posta e Maqedonisë do të fillon me shpërndarjen e faturave për energji elektrike të konsumuar-EVN Maqedoni dhe posta e Maqedonisë nënshkruan marrëveshje
EVN Maqedoni dhe posta e Maqedonisë nënshkruan marrëveshje me të cilën shpërndarja e gjitha faturave dhe letrave zyrtare pët konsumatorët e EVN Maqedonisë, prej tash do ta bën operatori kombëtar i komunikacionit postal.
Posta e Maqedonisë prej nesër do të fillon me shpërndarjen e faturave për muajin maj për energji elektrike të konsumuar për konsumatorët e grupës së parë, në përputhshmëri me sistemin e ri për lexim dhe përpunim dhe faturim të energjisë elektrike së konsumuar.
Posta e Maqedonisë do të shpërndanë faturat për konsumatorët e katër grupeve çdoherë në terminin e caktuar në përputhshmëri me sistemin e ri për periudhë prej 30 ditësh dhe në pajtim me afatet ligjore për shpërndarje të faturave.
"Ky është fillim i një bashkëpunimi të frytshëm mes dy ndërmarrjeve që shpresoj se do të vazhdon edhe në ardhmëri me kënaqësi të përbashkët. Shpërndarja e postës Maqedonase është në nivel të lartë, në pajtim me standarded e drejtorive postale botërore. Motoja e jonë është me shpejtësi dhe kualitet te konsumatorët e kënaqur", deklaroi Ejup Rustemi, drejtori Gjeneral i postës së Maqedonisë.
Në pajtim me shpërndarjes sipas marrëveshjes do të bëhet në vazhdimësi gjatë tërë muajit që do të na mundëson të bëjmë leximin rrotullor dhe gjitha proceset e planifikuara të sistemit të ri për lexim, përpunim dhe pagesë të energjisë elektrike të konsumuar, në interes të konsumatorëve", deklaroi Zotëri Verner Hengst, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedonisë.
Me shfrytëzimin e shërbimeve të postës së Maqedonisë pritet të shpejtohet koha e shpërndarjes, përkatësisht dërgesat do të shpërndahen në afat prej 3 ditëve. Duke pas parasysh atë se posta e Maqedonisë është ndërmarrje ku kualiteti i shërbimit është i regulluar në pajtim me ligjin për punë postale, pritet që konsumuesit e EVN Maqedonisë të fitojnë shërbim në kohë dhe kualitative.
|