На почеток


Lajmërim- 14.05.2010

Filloi shpërndarja faturave për energji elektrike të konsumuar

EVN Maqedoni filloi me sistemin e ri për faturizim dhe shpërndarje të llogarive për energji elektrike të konsumuar. Konsumatorët sipas modelit të ri, përveç faturës e cila ka pamje të re do të fitojnë edhe letër me sqarim të përmbajtjes.
Shpërndarja e faturave të reja bëhet nga posta Maqedonase, sipas marrëveshjes për shpërndarje të dërgesave të nënshkruar mes dy ndërmarrjeve. Duke pasur parasysh se kjo është diçka e re në procesin, EVN Maqedoni apelon te shfrytëzuesit që eventualisht për çfarëdo arsye nuk do të marrin faturë, të lajmërohen në Qendrën për marrëdhënie me shfrytëzuesit dhe në zyret pranuese të qendrave energjetike për Shfrytëzues dhe të kërkojnë që ajo t’ju jepet.
Me atë do të korigjohen keqkuptimet eventuale, dhe kjo është edhe obligim ligjor i shfrytëzuesit sipas rregullave për furnizim, nëse në afatin e parashikuar për çfarëdo arsye nuk merr faturë, vet e kërkon. Afati për pagesë është sipas suazës ligjore 15 ditë pas përgatitjes së llogarisë.
Përndryshe sistemi i ri ofron shërbime më të mira, përparësi dhe përshtatshmëri për shfrytëzuesit. Ndarja në katër grupe e shfrytëzuesve mundëson lezim të vazhdueshëm dhe précis të energjisë elektrike të konsumuar. Kurse faturat do të jenë për një periudhë prej një muaji dhe do të përmbajnë më shumë informata. Përjashtime në afatin prej 30 ditësh ka vetëm në muajin e tranzicionit maj kur numër më i madh i shfrytëzuesve do të marrin llogari më të ulëta për shkak të numrit më të ulët të ditëve të lexuara mvarësisht prej asaj se në cilën grupë takojnë.
Përparësi shtesë është edhe ajo që shfrytëzuesit do të mund të zgjedhin në cilën adresë t’ju dërgohen faturat, me mundësi që në një adresë të dërgohen fatura për më shumë numërues, kurse pagesa mund të bëhet edhe në cilin do qytet, pa marr parasysh vendbanimit.

Merr në format .doc
<<<