
“Kjo është nga ato vendet që fuqishëm na lidh me Toshen tonë, mu këtu ai e gjente paqën e tij shpirtërore. Falenderim i madh EVN Maqedonisë për donacionin prej 300 mijë eurosh dhe që për një kohë të shkurtë e mbaruan punën”, tha kryeministri Nikolla Gruevski.
“Kompleksi do të ndriqon në vitet e ardhshme dhe shumë vizitues dhe fansa nga gjithë rajoni do të dëshmojnë për veçantinë e tij. Në atë mënyrë, mbikohëshi Toshe Proeski do të luan rol të madh për atdheun e tij dhe për këtë pjesë të familjes evropiane”, deklaroi Dr. Ginter Ofner, drejtor gjeneral i EVN Maqedonija Holldingut-ut.
“Premtimet për të siguruar energji elektrike për manastirin do të ishin fjalë të zbrazëta, nëse nuk punuam bashkë me plotë mund për të realizuar projektin dhe magjinë e energjisë elektrike ta bëjnë këtë manastir të shenjtë të shëndrit edhe natën”. tha zt. Verner Hengst, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedonisë.
Edhe nga Fondacioni Ndërkombëtar Toshe Proeski shfaqën falnderim për donacionin e EVN-së, për përkrahjen e Qeverisë së RM-së, gjithë fansave dhe gjithë atyrë që e duan Toshen.
“Po të ishe sonte me ne, nuk do të kishte njeri më të gëzuar në botë se ai. Ëndrra e tij e madhe për të cilin shumë punonte dhe jetonte, u bë realitet,” tha Andrej Nikollovski nga Fondacioni. Ai e paralajmëroi së shpejti edhe ndërtimin e kryqit 33 metrash që është pjesë e kompleksit të manastirit.
Familja, miqtë dhe adhuruseit e Toshes, ishin dëshmitarë të magjisë që e krijon manastiri i ndriquar. Trasa në të cilën lëviz vija kabllovike është e gjatë 7,6 kilometra. Projekti është donacion i plotë nga EVN Maqedonija për Fondacionin Ndërkombëtar Toshe Proeski dhe popullin maqedonas. Projektin në mënyrë jovetjake e ndihmuan edhe ndërtuesit Komelint, Spektratermo, Instalacion dhe Mepos operative që i zvogëluan çmimet e shërbimeve që i dhanë me ndërtimin e rrjetit.
|