LAJMËRIM
EVN Maqedoni filloi me pajtimin e faturizimit të shpenzimit të përbashkët të energjisë elektrike me Ligjin e ri për amvisëri
Me faturat e reja për energji elektrike të konsumuar nuk bëhet ndarje e konsumimit të përbashkët sipas banesave individuale, siç praktikohej deri tani në pjesë të objekteve të banuara.
Në ardhmëri faturat për energji elektrike të konsumuar në matëset për energji elektrike të përbashkët do të adresohen në këshillet e shtëpisë, përkatësisht në pajtim me ligjin për amvisje, në personat e posa formuar juridik. Sipas ligjit, objektet e banuara kanë për obligim të formojnë person juridik përkatësisht bashki të pronarëve nëpërmjet të cilës do të udhëhiqen gjitha menaxhimet në ndërtesën, si pagesa e gjitha shpenzimeve të përbashkëta në objektin. Prej këtu, edhe konsumimi i përbashkët për energji elektrike do të rregullohet nëpërmjet personit juridik ose Drejtorit të ndërtesës.
EVN Maqedoni apelon gjer te këshillet e shtëpiave, pas formimit të subjektit të ri juridik në ndërtesë, të bëjnë kontratë me EVN-në për rregullim të pagesës së energjisë elektrike të konsumuar për matëset nga konsumimi i përbashkët.
|