LAJMËRIM
EVN Maqedoni dhe komuna e Tetovës në projekt të përbashkët për rikonstruim të rrjetit elektroenergjetik
Rikonstruimi i rrjetit elektroenergjetik në qendër të Tetovës është projekt i përbashkët i EVN Maqedonisë dhe qeveritë komunale për modernizimin e rrjetit dhe përmirësimin e furnizimit me energji elektrike. Me këtë projekt rrjeti ajror me rrymë të ulët në rrugët në pjesën më të madhe të qytetit të Tetovës, rikonstruohet nëntokë me kapacitet të rritur kabllovik.
Me këtë investim të përbashkët të komunës dhe EVN Maqedonisë eliminohen gjitha ndikimet atmosferike dhe pikat kritike në furnizimin, dhe njëkohësisht rrjeti nëntokësor elektroenergjetik përputhet me rikonstruimin e tanishëm të rrugëve në qytetin e Tetovës. Projekte të tilla parashihen edhe në pjesë tjera të Tetovës, për çka EVN Maqedonija nuk e përjashton mundësinë edhe për bashkëpunim të mëtejshëm me komunën.
Edhe pse problemet që vitet e kaluara paraqiteshin me furnizimin me energji elektrike në rajonin e Pollogut janë më veç e kaluar. Tetova dhe Pollogu i Poshtëm në fund të vitit të kaluar fituan një trafostacion të ri 110 kB me çka siguroheshte furnizim cilësor për konsumatorët nga komuna e Tearcës. Jegunovcit, Zhelinës dhe pjesë të Tetovës.
|