На почеток


Fushatë për pagesën me këste 2010

EVN Macedonia edhe këtë vit ofron mundësinë për pagesën e borxhit të mbetur të energjisë elektrike. Shfrytëzoni mundësinë dhe paguani borxhin tuaj me këste me kamatë ose të gjithin pa kamatë për pag­esën e vonuar.

  1. Kontratat për familjarët- deri në 6 këste
    Vlen për: Faturat e energjisë elektrike jo më të vjetra se 12 muaj

    Marrëveshja për pagesën deri në 6 këste me kamatë të përfshirë për pagesën e vonuar

    Nga 4.001 deri 8.000 denarë në 2 këste

    Nga 8.001 deri 12.000 denarë në 3 këste

    Nga 12.001 deri 16.000 denarë në 4 këste

    Nga 16.001 deri 20.000 denarë në 5 këste

    Mbi 20.001 denarë në 6 këste

    Marrëveshja për pagesën e një kësti (të gjithë borxhin) pa kamatë

  2. Kontratat për konsumatorët e biznesit të vogël- deri në 3 këste
    Vlen për: Faturat e energjisë elektrike jo më të vjetra se 36 muaj

    Marrëveshja për pagesën deri në 3 këste me kamatë të përfshirë për pagesën e vonuar

    Nga 10.001 deri 20.000 denarë në 2 këste

    Mbi 20.000 denarë në 3 këste

    Marrëveshja për pagesën e një kësti (të gjithë borxhin) pa kamatë

  3. Kontratat për konsumatorët industrialë- borxhi total, pa kamatë
    Vlen për: Faturat e energjisë elektrike jo më të vjetra se 36 muaj

    Kontratat për konsumatorët familjarë dhe të bizneseve të vogla bëhen në të gjitha zyrat e Qendrave për Konsumatorët e Energjisë (QKE) të EVN Maqedoni. Kontratat për konsumatorët industrialë bëhen në departamentin e faturimit në Llazar Licenoski pn (nën Kala), Shkup.
    Oferta vazhdon prej 1-gushti deri më 1-nëntor
    Faturat për të cilat ka nisur procesi gjyqësor, nuk përfshihen në kontrata.
    Për më shumë informacion vizitoni QKE-në më të afërt ose Qendrën për marrëdhëniet me konsuma­torët, që funksionon 24 orë, 365 ditë në vit në 0890 12345.

Më shumë